Komuna e Gjilanit do të organizojë një koncert për kampionin e botës në versionin WBF Erzen Rrustemin, i cili arrin në këtë qytet të shtunën.
Komuna e Gjilanit është duke bërë përgatitjet e fundit rreth organizimit të pritjes së Rrustemit me një koncert në sheshin “Agim Ramadani”, me pjesëmarrje të rock grupeve dhe këngëtarëve të mirënjohur të muzikës popullore
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se Erzen Rrustemi është krenaria e Gjilanit, Kosovës dhe e mbarë shqiptarëve, duke thënë se meriton t’i bëhet një pritje madhështore.
“Atë që e ka bërë Erzeni, nuk e ka bërë asnjë shqiptar deri më sot. Të shpallesh kampion bote në boks, është vërtetë arritje e jashtëzakonshme. Prandaj, Gjilani e mirëpret kampionin me një pritje të veçantë, ashtu siç i ka hije”, tha Haziri.