Sport

Milani largon Kaliniqin, synon sulmuesin e Juventusit

Milani dëshiron që ta shesë sulmuesin Nikolla Kaliniq, dhe në vend të tij synon ta sjellë sulmuesin e Juventusit, Mario Manxhukiq, raporton Football Italia. 

Rossonerët janë duke u përballur me krizë të sulmuesve, forma më e keqe nga sulmuesit e saj që nga viti 1985-86, dhe këtë sezon asnjëri prej sulmuesve të saj nuk arritur numrat dyshifror të golave në Serie A.

Topgolashënuesi i Milanit këtë sezon është i riu Patrick Cutrone me shtatë gola, të ndjekur nga mesfushorët Suso e Bonaventura me nga gjashtë gola.

Manxhukiq nuk është i kënaqur që po luan jashtë pozicionit të tij me Juventusin, dhe synon të gjejë skuadër të re.