Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Emre Mor: Ëndërroj të luaj për Realin

Sulmuesi i Borussia Dortmundit, Emre Mor ka zbuluar se ëndrra e tij që të një ditë të luajë për gjigantin spanjoll Real Madrid.

Talenti turk ishte bashkuar me Dortmundin në qershor dhe ka bërë 15 paraqitje për klubin gjerman në të gjitha garat, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

19 vjeçari, Mor tashmë synon që të luajë në një klub edhe më të madh, ndërsa thotë se do të luante edhe Barcelonën.

“Dortmundi është një nga klubet më të mira në botë. Po mësoj shumë. Dua të luaj për Real Madridin, të jem yll. Ëndrra ime më e madhe është që një ditë të vesh fanellën e Real Madridit, edhe pse është pakës herët për këtë. E njoh veten dhe mendoj se do të mund të luaj edhe për Barcelonën gjithashtu. Kur? Nuk e di ende”, është shprehur Mor për Hurriyet.

Mor ka shënuar një gol për Dortmundin, kurse për Turqinë shënoi golin e parë në përballjen e të hënës ndaj Moldavisë.