Sport

Tallja me bustin e Ronaldos në aeroportin e vendlindjes së tij

Descriptive Text

 

Cristiano Ronaldo u është kundërpërgjigjur kritikëve për riemërimin e aeroportit të Madeiras me emrin e tij, duke thënë se nuk është hipokrit dhe se këtë nuk e ka kërkuar kurrë, por krejt diçka tjetër mori vëmendje gjatë përurimit.

Derisa Ronaldo fliste për krenarinë që aeroporti i vendlindjes mori emrin e tij, vëmendje të madhe mori busti i tij që nuk ngjante aspak me të.

Banorët ishin kundër emërimit të aeroportit, por kjo gjë pritet të rrisë turizmin në ishullin Madeira.

Image