Sport

Robbery edhe për një vit te Bayerni

Legjendat e Bayern Munichut, Arjen Robben dhe Franck Ribery, i kanë vazhduar kontratat edhe për një vit tjetër.

Gjiganti gjerman, ka vendosur për një gjë të tillë edhe për një sezon tjetër, pasi klubi e fitoi titullin e 28 të Bundesligës, transmeton KTV.

34-vjeçari Robben dhe 35-vjeçari Ribery, do të kenë rol tejet të rëndësishëm ën ekip, ndërsa pasues i tyre mund të jetë Kingsley Coman. Dyshja ishte shumë afër largimit nga “Allianz Arena” këtë verë, pavarësisht se të dy së bashku u paraqitën në 64 ndeshje në të gjitha garat këtë sezon.

Që prej vitit 2009 kur iu bashkua Bayernit, Robben ka shënuar 138 gola në 286 paraqitje, kurse Ribery që e la Marseillen për gjermanët në vitin 2007, ka shënuar 117 gola në 382 ndeshje.