Bayern Munich mund të luhatet nga oferta e lartë që katër klube po përgatisin për yllin polak, Robert Lewandowski.
L’Equipe raporton se katër klube janë vënë pas Lewandowskit që po kalon formë të jashtëzakonshme me Bayernin, transmeton Koha.net. Ato janë të gatshme të paguajnë 100 milionë euro që ta kenë atë në radhët e veta.
Real Madridi, Chelsea, Paris Saint-Germaini, dhe një klub tjetër, që nuk i është bërë i ditur emri, kanë shprehur interesim për polakun.
Deri më tani Bayerni ka refuzuar të konsiderojë ndonjë ofertë për Lewandowskin.
-
11 prill 2018 20:58
-
Shpërndaje në: