Sport

Bayerni e sheh Hectorin si zëvendësues të Alabas

Bayern Munich qysh tani ka filluar të mendojë për përforcimet e sezonit tjetër.

Jonas Hector është një nga lojtarët më të pëlqyer të drejtuesve të Bayernit, që synojnë ta transferojnë në verë.

Futbollisti 27-vjeçar do të largohet nga Koln dhe Bayerni e sheh atë si zëvendësues ideal të David Alabas që mund të largohet nga Allianz Arena.

Por për të transferuar Hectorin në Munih, Bayerni do të ketë për rival Juventusin, i cili prej kohësh e përcjellë reprezentuesin gjerman.

Hector vlerësohet rreth 10 milionë euro në tregun e futbollistëve.