Sport

Coman, 21-vjeçar, i gëzohet titullit të gjashtë rresht

Descriptive Text

Shumica e futbollistëve do të ëndërronin të fitonin gjashtë tituj të ligës në karrierën e tyre, e lëre me gjashtë rresht.

Reprezentuesi i Francës, Kingsley Coman, e ka arritur saktësisht këtë, pasi Bayern Muencheni siguroi titullin e gjashtë rresht të Bundesligës këtë fundjavë.

Më i jashtëzakonshëm është fakti se Coman ka arritur të fitojë gjashtë tituj rresht në liga të ndryshme, ndërsa është vetëm 21-vjeçar.

Seria e tij nisi me fitimin e titullit të Ligue 1 në vitin 2013, pak kohë pasi debutoi në futbollin profesionist me Paris Saint-Germainin. Ai fitoi titullin e Francës një vit më vonë sërish, ndonëse luajti vetëm katër herë për skuadrën e Parisit... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)