Sport

Muminoviq e artë në Evropianin për kadetë në Berlin

Descriptive Text

Xhudistja Erza Muminoviq sot ka shkëlqyer në kupën Evropiane për kadetë në Berlin, duke e rrëmbyer medaljen e artë.

Në finalen e kategorisë -44 kilogramë ajo e mposhti xhudisten gjermane, Jule Ziegler, raporton Koha.net.

Në ndeshjen e parë ajo e mposhti me ippon garuesen nga Holanda, Indy Godschalk, për më pak se 1 minutë. Në ndeshjen e dytë mposhti me 3 denime belgen, Jente Verstraeten.

Kurse në gjysmëfinale ajo e mposhti me ippon garuesen më të mirë në këtë garë, kampionen aktuale evropiane për kadete kroaten, Viktorija Ana Puljiz.