Sport

Tare tregon se po e ndjekin nga afër Valon Berishën

Descriptive Text

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare vlerësoi praninë e shumtë në numër të tifozërisë laciale, ndërsa tregoi se po ndjek me interes mesfushorin Valon Berisha.

Ai ka vlerësuar lartë skuadrën e Salzburgut, transmeton Koha.net.

“Nëse duam të mendojmë për gjëra të mëdha, duhet të mësohemi të luajmë në këtë nivel atëherë duhet të kemi prapa tifozët. Salzburgu ka një koncept gjerman të futbollit, i bazuar në presion të pandërprerë, të shpejtë dhe lojtarë shpërthyes”, ka deklaruar Tare për Sky Sport Italia.

Ai më tutje ka shtuar se e ndjekin Valon Berishën, dhe jo vetëm pse është shqiptar.

“Vërtet më pëlqen Valon Berisha dhe e kemi ndjekur atë për një kohë të gjatë, jo vetëm pse është shqiptar. Munas Dabbur gjithashtu është një sulmues fantastik dhe duhet të tregojmë respekt për ekipin e tyre”, ka thënë ai.