Sport

S’ka fitues në derbin e Milanit

Milani e Interi kanë ndarë pikët në derbin e javës së 30 në Serie A.

Asnjëra prej skuadrave nuk arriti të gjejë rrugën e golit për 90 minuta, raporton Koha.net.

Interi kishte pak më tepër topin në këmbët e veta, megjithatë ishte Milani që krijoi një rast më tepër se Interi, 13-12 goditje në drejtim të portës.

Pas këtij barazimi Milani mban vendin e gjashtë me 51 pikë, përderisa Interi në vendin e katërt ka 59 pikë.