Sport

Arsenali “fundos” edhe më shumë Stoke Cityn

Arsenali ka arkëtuar tre pikë të reja në Premier Ligë, duke e mposhtur në shtëpi Stoke Cityn.

3 me 0 ishte rezultati përfundimtar i takimit, transmeton Koha.net. Ishte Aubameyang ai që shënoi dy gola, e Lacazette të tretën nga penaltia në minutën e 89.

Aubameyang golin e parë e realizoi nga pika e bardhë në minutën e 75, kurse golin e dytë e shënoi në minutën e 86.

Në vendin e gjashtë tani Arsenali ka 51 pikë, përderisa Stoke City në vendin parafundit me 27 pikë.