Sport

Unitedi shet Martialin për Balen

Descriptive Text

Manchester Unitedi është i gatshëm që të largojë Anthony Martialin për të siguruar fondet për të transferuar Gareth Balen e Real Madridit.

Sipas “The Mirror”, Jose Mourinho nuk e dëshiron më 22-vjeçarin në skuadër dhe është i gatshëm që ta largojë në fund të sezonit, me Juventusin që udhëheq garën për francezin.

Të hyrat nga shitja e Martialit më pas do të përdoren për blerjen e Balet nga Reali, lojtar që klubi e ka kërkuar për një kohë të gjatë.