Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Stadiumi i Shanghait përfshihet nga flakët

Paniku pushton drejtuesit e Shanghait Shenhua në kampionatin kinez të futbollit.

Stadiumi ku luan kjo skuadër, që ka në përbërje të saj Tevez e Freddy Guarin, është përfshirë nga flakët.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Për fat të mirë nuk ka pasur asnjë të lënduar, ndërkohë që as tribunat e as fusha e lojës nuk janë dëmtuar, pasi sipas agjencisë së lajmeve Xinhua, flakët kanë prekur vetëm pjesët anësore të impiantit.

Media vendase i shfaqi planet e incidentit, ndërkohë që në vendngjarje shkuan menjëherë zjarrfikëset.

Për momentin nuk dihen ende shkaqet e zjarrit në Hongkou Football Stadium dhe se po hetohet ende në lidhje me këtë incident.