Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mbappe do të përfundojë te Reali ose Barça

Mbrojtësi i Monacos, Fabinho ka parashikuar se i riu Kylian Mbappe do të përfundojë te Real Madridi ose Barcelona.

Një numër i madh i klubeve europiane kanë shprehur interesim për 18-vjeçarin, i cili në 12 ndeshjet e fundit me Monacon ka realizuar 13 gola, ndërsa vikendin e kaluar debutoi për përfaqësuesen e Francës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Natyrisht se një numër ofertash do të arrijnë për disa lojtarë, edhe pse e dimë se ne jemi shumë të rinj. Kemi pesë lojtarë në përfaqësuesen franceze, është e mrekullueshme. Ende nuk kam kontaktuar me klubet dhe nuk po mendoj për këtë gjë sepse afati hapet në qershor dhe jemi ende në garë për katër trofe”, ka thënë Fabinho për Chuteria FC.

“E dimë se herët apo vonë [Mbappe] do të përfundojë te Real Madridi, Barcelona ose klubet tjera të këtij kalibri. Por derisa të jetë këtu me ne, do të përfitojmë nga ai”, ka theksuar futbollisti brazilian.