Sport

Challandes e nis me fitore te Kosova, shkëlqen Zhegrova në debutim

Trajneri zviceran Bernard Challandes e ka nisur me fitore aventurën e tij me Kosovën, e për Kosovën debutoi edhe talenti Edon Zhegrova në mënyrën më të mirë të mundshme.

Ishte pikërisht Zhegrova që i siguroi Kosovës fitoren në miqësoren e sotme ndaj Madagaskarit, transmeton Koha.net.

Në ndeshjen e zhvilluar në Francë përfaqësuesja e Kosovës fitoi 1 me 0, falë golit të bukur të shënuar nga Zhegrova në minutën e 48.

Miqësoren e radhës Kosova e luan ndaj Burkina Fasos më 27 mars.