Sport

Kosova premton lojë sulmuese kundër Madagaskarit

Atë që nuk pati mundësi ta bëjë në shumë ndeshje të ciklit kualifikues për botërorin "Rusia 2018", Kosova premton ta bëjë në miqësoren kundër Madagaskarit - të luajë ndeshje sulmuese, shkruan sot Koha Ditore.

Kosova, që në mesin e saj vlerësohet se ka shumë individë teknikisht të mirë në fazën e sulmit, për shkak të kundërshtarëve të fortë në ciklin kualifikues të botërorit, nuk arriti të luajë edhe aq shumë lojë sulmuese. Por futbollistët e Kosovës vlerësojnë se kanë mundësinë që kundër Madagaskarit ta tregojnë anën e tyre të fortë - lojën sulmuese.

Ndeshja miqësore ndërmjet Kosovës dhe Madagaskarit do të zhvillohet të shtunën (sot, 20:00) në një stadium në afërsi të Parisit, me rreth 3.000 ulëse dhe do të jetë debutuese për seleksionuesin e ri, Bernard Challandes. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).