Sport

Embiid shkëlqen kundër Orlandos

Descriptive Text

Për 20 minuta, Joel Embiid shënoi 17 pikë, Ben Simmons për pak sa nuk arriti triple-double dhe në fund Philadelphia 76ers triumfoi përballë Orlando Magic, 118:98.

Simmons shënoi gjashtë pikë në total, regjistroi 11 kërcime dhe pati 10 asistime për 76ers, që e arrin fitoren e pestë rresht, për t’u ngjitur në pozitën e katërt në renditjen e Konferencës së Lindjes. Kjo ishte ndeshja e 20-të për Simmons, që arrin të paktën 10 asistime për një takim.

Orlandos nga ana tjetër që pësoi disfatën e tretë të njëpasnjëshme, nuk i mjaftoi loja e mirë e Rodney Purvis me 19 pikë, dhe e Aaron Gordon që pati double-double me 10 pikë e 11 kërcime.