Sport

Kosova U19 e nis me humbje “Elite Round”, deklarohen trajneri e lojtarët

Kosova U19 në futboll e ka nisur me humbje aventurën në “Elite Round”, pasi pësoi disfatë nga Portugalia U19, 5:0.

Portugezët e dominuan thuajse gjithë takimin e zhvilluar të mërkurën, transmeton KTV.

2:0 përfundoi pjesa e parë, me portugezët që kaluan në avantazh që në minutën e pestë me Thierry Correia, e pas pesë minutash shënoi edhe Jose Gomes, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Në minutën e 52-të, Joao Filipe e trefishoi avantazhin, kurse në minutat shtesë, vendësit shënuan edhe dy herë tjera, me Gedson Fernandes dhe Mesaque Dju, për rezultatin final 5:0.

Përzgjedhësi Ramiz Krasniqi dhe lojtarët Lirim Kastrati, Edison Kqiku e Altrim Pajaziti e cilësuan këtë përballje mjaftë të vështirë.

Deklarata e trajneri Ramiz Krasniqi

Kosova është në Grupin 5 së bashku edhe me Republikën e Irlandës dhe Sllovakinë. Ndeshjen e radhës, Përfaqësuesja U19 e Kosovës në futboll e luan më 24 mars me Republikën e Irlandës. Nga 7 grupet e rundit “Elite”, vetëm vendet e para kualifikohen në Kampionatin Evropian që zhvillohet në Finlandë.

Deklarata e mbrojtësit Lirim Kastrati

Deklarata e Edison Kqikut

Deklarata e Altrim Pajazitit