Sport

James shënon “triple-double” të veçantë

Descriptive Text

LeBron James u sigurua që të ishte sërish në qendër të lajmeve sa i përket Cleveland Cavaliersave.

Ai shënoi 40 pikë, ndërsa realizoi dyshifrorin e trefishtë të tretë në katër ndeshje, dhe Clevelandi triumfoi ndaj Milwaukee Bucks të hënën mbrëma me shifrat 124:117.

James 33-vjeçar është bërë basketbollisti i tretë më i vjetër në histori që ka shënuar “triple-double” me 40 pikë e më tepër, shkruan AP, transmeton “Koha Ditore”. Ndeshjen e mbylli edhe me 12 kërcime e 10 asistime për “triple-doublen” e 16-të këtë stinor dhe të 71-in në karrierë.

Fitorja e skuadrës së tij erdhi në kohën kur trajneri Tyronn Lue mori pushim disaditorë për shkaqe shëndetësore.

Lue të hënën në një deklaratë tha se po ndien shtrëngim gjoksi dhe se ka probleme me pagjumësi. Analizat që i bëri nuk kanë dhënë një konkludim se nga çfarë vuan. Larry Drew do të udhëheqë skuadrën në mungesë të Lue's.

Largimi i Lue's erdhi disa orë para se Kevin Love të kthehej pas gjashtë javësh mungesë për shkak të thyerjes së dorës së majtë.

Alo-qendra shënoi 18 pikë për 25 minuta lojë të hënën mbrëma.

Humbja e trajnerit në njërën anë dhe kthimi i një ylli duket se përmbledh paksa stinorin e rrëmujshëm të Clevelandit... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)