Sport

Dënim njëvjeçar në kategorinë e dytë për sulm ndaj referit

Basketbollisti i ekipit Sfera, Veton Seferi, është suspenduar për një vit dhe ka marrë gjobë prej një mijë eurosh nga komisari i Garave të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK).

FBK-ja, të martën ka njoftuar se Seferi në ndeshjen e xhiros së dhjetë të Ligës së Dytë, ndërmjet Sferës dhe Istogut ka sulmuar fizikisht arbitrin Artan Gashi, shkruan sot “Koha Ditore”.

Seferi në minutën e shtatë të çerekut të dytë, te rezultati 27:29 në të mirë të Istogut ka sulmuar arbitrin pas dy gabimeve teknike. Po ashtu, kjo ndeshje është regjistruar me rezultatin zyrtar 20:0 në të mirë të Istogut, derisa Sfera ka marrë edhe 200 euro gjobë.