Sport

Interi ofron dy lojtarë për Strootmanin

Roma dhe Inter pritet të shkëmbejnë lojtarë gjatë afatit kalimtar të verës.

Trajneri i Interit, Luciano Spalleti, e dëshiron gjatë verës mesfushorin e Romës, Kevin Strootman.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, drejtuesit e klubit ‘zikaltër’ pritet të ofrojnë dy lojtarë për të bindur zyrtarët e Romës ta lirojnë lojtarin.

Brozoviq dhe Joao Mario pritet të sakrifikohen për Strootmanin.

Stootman ka kontratë me romakët deri në vitin 2022.