Sport

“Unitedi transferoi vëllanë binjak të Sanchezit”

Ish-sulmuesi anglez Alan Shearer thotë se Alexis Sanchez ka dështuar të dëshmojë veten që nga koha kur u transferua te Manchester Unitedi nga Arsenali, dy muaj më parë.

Kiliani iu bashkua klubit nga Manchesteri si pjesë e marrëveshjes që pa Henrikh Mkhitaryanin të kalonte tek Arsenali.

Sanchez në dhjetë paraqitje deri tani ka shënuar vetëm një herë, ndërsa nuk ka regjistruar asnjë asistim.

“Ata transferuan Alexis Sanchezin dhe duket se e kanë marrë vëllanë e tij binjak”, ka shkruar Shearer në kolumnen e tij për “Coral”. “Ai duket si një djalë i vogël i humbur. Është puna e trajnerit ta nxjerrë më të mirën nga lojtarët. Kur shikoni lojtarët që kishin në fushë ndaj Sevillës shihet se kishin kualitete të mjaftueshme dhe duhej të fitonin në shtëpi”.