Sport

Bashakshehiri po sfidon treshen e madhe të Stambollit

Kishte shumë të njohur kur më 2 gusht skuadra turke Istanbul Bashakshehir mposhti Club Bruggen me shifrat 2:0 për të kaluar në raundin e plejofit për Ligën e Kampionëve.

Goli i parë u shënua nga Emmanuel Adebayor dhe erdhi nga krosimi i ish-bashkëlojtarit të tij te Arsenali, Gael Clichy, shkruan “The Guardian”, transmeton “Koha Ditore”. Pas atij goli me kokë pati fytyra të tjera të njohura që vrapuan për të festuar.

Emre Belezoglu, tash 37-vjeçar, po drejtonte mesfushën në atë ndeshje; Gokhan Inler po shikonte nga bankina dhe gjashtëshen e ish-lojtarëve të Premier Leagues e kompletonin Kerim Frei dhe Eljero Elia.

Janë lojtarë me një histori në Premier League, por po angazhohen tash për t'i dhënë formë së ardhmes së futbollit turk.

Istanbul Bashakshehir të dielën ka fituar derbin vendimtar me Beshiktashin në shtëpi me shifrat 1:0 me një gol të shënuar nga Elia dhe është duke u bërë pretendent serioz për titull.

Zë vendin e dytë me 53 pikë pas 26 ndeshjeve, një më pak se lideri Galatasaray e tri më tepër se Beshiktash, që zë vendin e tretë. Bashakshehir po synon të fitojë titullin, vetëm katër vjet pasi ka krijuar këtë identitet të sotëm.

Është një skuadër pak e njohur jashtë Turqisë dhe shumë pak e popullarizuar brenda saj, por synimi i Istanbul Bashakshehirit është të bëhet forcë botërore dhe të ketë sukses aty ku fuqitë tradicionale të vendit kanë dështuar... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)