Sport

Shabani pranë seniorëve të Bayernit

Futbollisti i ri kosovar Meritan Shabani të dielën është grumbulluar për herë të parë me skuadrën e parë të gjigantit gjerman Bayern Muenchen në një ndeshje të Bundesligës.

Shabani, 19-vjeçar, ishte në bankinë në humbjen që Bayerni e pësoi me shifrat 2:1 në udhëtim ndaj RB Leipzigut, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mesfushori ofensiv kosovar është pjesë e të rinjve të Bayernit dhe ka luajtur edhe në ligën e kampionëve të të rinjve këtë stinor me skuadrën bavareze.

“Është një fytyrë e re në bankinën e Bayern Muenchenit sot për ndeshjen ndaj Leipzigut: një djalë i ri me emrin Meritan Shabani, vetëm 19-vjeçar. Shabani është mesfushor ofensiv, që ka origjinë nga Kosova dhe ka luajtur për U-19 të Bayernit”, ka komentuar faqja “Babarianfootballworks.com”.

Shabanit nuk i erdhi rasti të debutonte, mirëpo ai po i afrohet debutimit zyrtar me skuadrën bavareze. Ai ka luajtur për skuadrën e parë të Bayernit në ndeshje miqësore në janar dhe po ashtu gjatë verës së kaluar. Vlerësohet si talent i madh... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)