Sport

Napoli shfrytëzon gabimin e Juves, mposht Genoan

Napoli ka marrë tre pikë shumë të rëndësishme për të mbajtur hapin për titull të Serie A me Juventusin.

Skuadra e Sarrit sot e mposhti në shtëpi Genoan me rezultat prej 1 me 0, transmeton Koha.net.

Albiol shënoi golin e fitores në minutën e 72 pas asistimit nga Callejon.

Napoli tani ka 73 pikë në vendin e dytë, dy më pak se Juventusi që këtë xhiro barazoi me Spalin. Kurse Genoa në vendin e 13 ka 30 pikë.