Sport

Neymari kushtëzon PSG-në, kërkon 1.13 milion euro në javë

Futbollisti më i shtrenjtë në botë, Neymar ka kërkuar që t’i dyfishohet paga te PSG-ja si kusht për të qëndruar te gjiganti francez.

Sipas The Times braziliani po kërkon 1.13 milion euro në javë, transmeton Koha.net.

26 vjeçari, që në verë u bashkua me PSG-në nga Barcelona për 222 milionë euro, aktualisht ka pagë prej 608 mijë euro në javë.

Nëse PSG-ja pajtohet që të t’ia plotësojë këtë kërkesë atëherë ylli brazilian do të fitonte rreth 59 milionë euro në vit, raporton Sky Sports.

Neymar gjithashtu është i lidhur me një kalim te gjiganti spanjoll, Real Madrid.