Sport

Të ftuarit e Italisë ndaj Argjentinës e Anglisë

Kombëtarja e Italisë ka publikuar listën e të ftuarve për sfidat miqësore ndaj Argjentinës dhe Anglisë.

Kapiteni i Juves, Gigi Buffon, gjithashtu edhe talenti i Fiorentinës, Federico Chiesa, por jo edhe Mario Balotelli, transmeton Koha.net.

Azzurët janë ende pa trajner të përhershëm, megjithatë përkohësisht skuadrën do ta udhëheq Gigi Di Biagio, që gjithashtu është trajner i U-21 të Italisë.

Italia përballet me Argjentinën më 23 mars në Manchester, përderisa kundër Anglisë luan më 27 mars në Wembley.

Futbollistët e ftuar janë:

Portierë: Buffon (Juventus), Donnarumma (Milan), Perin (Genoa).

Mbrojtës: Florenzi (Roma), Zappacosta (Chelsea), Spinazzola (Atalanta), De Sciglio (Juventus), Darmian (Manchester United), Bonucci (Milan), Chiellini (Juventus), Rugani (Juventus), G Ferrari (Sampdoria).

Mesfushorë: Pellegrini (Roma), Jorginho (Napoli), Verratti (PSG), Cristante (Atalanta), Bonaventura (Milan), Gagliardini (Inter), Parolo (Lazio).

Sulmues: Chiesa (Fiorentina), Verdi (Bologna), Candreva (Inter), Belotti (Torino), Immobile (Lazio), Insigne (Napoli), Cutrone (Milan).