Sport

Valverde: Roma e fortë, eliminoi Chelsean e Atleticon

Ernesto Valverde, trajneri i Barcelonës, e ka lavdëruar kundërshtarin e çerekfinales në “Champions”, Romën, duke thënë se do të jetë takim i vështirë pasi përballen me italianët që kanë eliminuar ekipe të forta si Chelsea e Atletico Madridi.

Roma në Ligën e Kampionëve kundër Barcelonës nuk ka kujtime të mira, pasi në vizitën e fundit në nëntor të vitit 2015, u mposht me rezultat të thellë 6:1, transmeton KTV.

Barca të dielën do të jetë nikoqir i Athletic Bilbaos, dhe kjo do të jetë ndeshje e veçantë për Valverden, që ishte në krye të klubit bask për katër sezone para se të kalonte te “Blaugrana”.

spanjoll nuk do ta ketë në formacion Sergio Busquets, pasi klubi bëri të ditur se mesfushori do të mungojë tri javë për shkak të lëndimit që e mori në këmbë kundër Chelseat të mërkurën në “Champions”. Nuk do të luajë as Luis Suarez për shkak të suspendimit.