Sport

Xheko premton formën më të mirë kundër Barçës

Shorti i Ligës së Kampionëve është treguar i pamëshirshëm ndaj skuadrës italiane Roma, e cila në çerekfinale të garës evropiane do të përballet me Barcelonën.

Sulmuesi i romakëve, Edin Xheko ka premtuar se skuadra e tij do të jap më të mirën në duel me gjigantin spanjoll.

“Kundër Barcelonës do të japim më të mirën si për veten tonë ashtu edhe për tifozët”, ka thënë Xheko.

Ndeshja e parë mes Romës dhe Barcelonës luhet më 4 prill.