Sport

Lewandowski arrin marrëveshje me Realin

Real Madridi raportohet se ka arritur marrëveshje për transferimin e Robert Lewandowksit nga Bayern Munichu.

Sipas Mundo Deportivo, marrëveshja është arritur pas takimeve që kanë mbajtur agjenti i sulmuesit polak, Pini Zahavi dhe Jose Angel Sanchez, krahu i djathtë i Florentino Perezit.

Lewa raportohet se është i gatshëm të nënshkruajë kontratë dyvjeçare, me opsion edhe për një vit tjetër.

Reali ka kthyer vëmendjen kah sulmuesi polak pasi Tottenahm Hotspur ngriti çmimin për Harry Kane.

Bayerni nuk dëshiron largimin e Lewandowskit, i cili besohet se ka refuzuar Chelsean, Paris Saint-Germainin e Arsenalin për të kaluar te “Mbretërit”.