Sport

Pa Ligë të Kampionëve dy yje mund të largohen nga Chelsea së bashku me Conten

Descriptive Text

Nëse Chelsea nuk do të arrijë të kualifikohet në Champions League sezonin e ardhshëm nga Blutë e Londrës nuk do të largohet vetëm trajneri Antonio Conte por edhe dy futbollistë shumë të rëndësishëm.

Bëhet fjalë për sulmuesin belg Eden Hazard dhe portierin Thibaut Courtois, transmeton SS.

I pari kërkohet me ngulm nga Reali i Madridit ndërsa i dyti pëlqehet shumë nga Paris Saint-Germain.

Pa Champions League do të jetë shumë e vështirë që dy lojtarët të qëndrojnë te Chelsea madje Courtois mund të bashkëpunojë sërish me Conten i cili përflitet se do të marrë drejtimin e PSG-së, verën e ardhshme.