Sport

Zyrtare: VAR-i do të përdoret në Botëror

Descriptive Text

Video-asistenti i referove i njohur si VAR do të përdoret për herë të parë në një Botëror, ka konfirmuar FIFA.

FIFA zyrtarisht ka aprovuar që VAR-i të përdoret në Kupën e Botës në Rusi, transmeton Koha.net. Kjo teknologji është testuar në Kupën e Anglisë këtë sezon dhe gjithashtu në Gjermani e Itali.

“Duhet të jetojmë me kohën. Donim që t’iu jepnim gjyqtarëve mjete më mënyrë që të marrin vendime më të drejta, dhe në Kupën e Botës disa vendime të rëndësishme janë marrë”, është shprehur presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, raporton BBC.