Sport

Premier Liga pa derbi këtë javë

Descriptive Text

Fundjava e futbollit anglez nuk do të sjellë ndonjë ndeshje derbi, madje shumica e ndeshjeve do të shtyhen për shkak se skuadrat do të luajnë në çerekfinalet e Kupës FA.

Swansea - Tottenham, Manchester United - Brighton, Wigan - Southampton dhe Leicester - City, do të jenë çiftet çerekfinale, me ndeshjet që zhvillohen të shtunën dhe të dielën.

Nga skuadrat e mëdha në ligë këtë fundjavë do të luajë vetëm Liverpooli, që përballet me Watfordin, e ndeshja e parë përfundoi 3:3.

Liverpooli ende nuk di për humbje sivjet në shtëpi nga 15 takimet e zhvilluara dhe fitorja do t’ua bënte atyre qëndrimin më të qetë në vendet që dërgojnë në Ligën e Kampionëve vitin e ardhshëm, transmeton KTV.

Për këtë ndeshje pritet të rikthehen në fushë Georginio Wijnaldum dhe Jordan Henderson, ndërsa në dyshim është Adam Llallana.

Watfordi pritet të jetë pa Gerard Deulofeun, Tom Cleverly, Younes Kaboul, Chalobah dhe Jerome Sinclair.

Në 10-të ndeshjet e fundit në ligë në shtëpi, Liverpooli ndaj Watfordit ka fituar nëntë herë, derisa ka pësuar vetëm në vitin 1999.