Sport

Calhanoglu “bombardon” Arsenalin, Wellbeck barazon shifrat

Milani kaloi në epërsi me një supergol të shënuar nga Calhanoglu në minutën e 35.

Megjithatë, kjo epërsi e Milanit zgjati vetëm katër minuta pasi vendasit barazuan shifrat, transmeton Koha.net.

Ishte Wellbeck që shënoi nga penaltia.

Kjo ndeshje është e vlefshme për 1/8 së finales në Ligën e Evropës, kurse ndeshjen e parë e kishte fituar Arsenali 0-2.