Sport

Valencia synon të paguajë klauzolën e Kondogbias

Raportohet se Valencia ka vendosur që të blejë kartonin e mesfushorit Geoffrey Kondogbia nga Interi në afatin kalimtar të verës.

Mesfushori francez është në huazim nga Interi te klubi spanjoll, që mund ta blejë atë për 25 milionë euro, transmeton Koha.net.

Kondogbia, që kishte dështuar të gjejë formën e tij më të mirë tek Interi, kishte thënë se kishte pasur shumë presion te klubi italian dhe nuk e ka ndërmend të rikthehet te Nerazzurët.

Super Deporte raporton se këtë fundjavë Valencia e ka siguruar Kondogbian se do të blejë kartonin e tij.