Sport

Alisson iu jep fund spekulimeve rreth Napolit

Portieri i Romës, Alisson iu ka dhënë spekulimeve që e lidhin atë me një transferim te Napoli.

Braziliani është një nga synimet e Napolit për ta zëvendësuar Pepe Reinan, transmeton Koha.net.

“Kemi humbur disa ndeshje në Serie A megjithatë ende luftojmë për Ligën e Kampionëve. Po mendojmë secilën ndeshje me radhë dhe do të shohim se ku do të përfundojmë. Nuk dua të flas për spekulimet rreth Napolit pasi tani jemi në garë. Dua të mendoj vetëm për ndeshjet, me dëshirën për të fituar duke e mbajtur gjithmonë Romën në krye, ku e meriton të jetë”, është shprehur Alisson.