Zola thotë se Chelsea mund ta befasojë Barcelonën

Zola thotë se Chelsea mund ta befasojë Barcelonën

13 mars 2018 17:01

Ikona e klubit të Chelseat, Gianfranco Zola, ka insistuar se ish-klubi i tij e ka një rast të mirë të kalojë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, edhe pse londinezët nuk favorizohen në takimin kundër Barcelonës.

“Blutë” të mërkurën do të përballen me Barçën në Camp Nou në ndeshjen e kthimit dhe u duhet një gol për të siguruar kualifikimin, pasi ndeshja e parë përfundoi 1 me 1.

Zola e di për testin që e ka Chelsea me Barçën që ka rezultate pozitive në shtëpi, por është shprehur i bindur se londinezët mund të nxjerrin rezultat befasues.

“Nuk do të jetë e lehtë. Të luash në Barcelonë është e vështirë. Por Chelsea është ekip i fortë me lojtarë të mirë”, ka thënë Zola për Omnisport. “Mendoj se mund ta befasojnë Barcelonën, e kanë këtë aftësi”.

“Chelsea ka lojtarë që Barcelona nuk i ka në qejf, është ende ndeshje e hapur. Duhet të mbrohen. Ndeshja e parë përfundoi 1 me 1 dhe Barcelona do të tentojë të fitojë ndeshjen”, ka thënë veç të tjerash italiani Zola.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme