Prindërit e 14-vjeçares të cilën e pështyu Carragher kërkojnë që ai të mos shkarkohet

Prindërit e 14-vjeçares të cilën e pështyu Carragher kërkojnë që ai të mos shkarkohet

13 mars 2018 14:33

Prindërit e 14-vjeçares të cilën e pështyu Jamie Carragher kanë kërkuar nga “Sky” që të mos e shkarkojnë si analist të futbollit.

Sipas tyre, ish-mbrojtësi i Liverpoolit u ka kërkuar falje direkte për veprimet e tij.

40-vjeçari pështyu në drejtim të fanses së Manchester Unitedit që e thumboi pas humbjes së “Të Kuqve” në Old Trafford 2 me 1.

Vetë Carragher edhe për mediat kërkoi falje publike, ndërsa “Sky” e kishte suspenduar menjëherë pas publikimit të videos online.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme