“Wenger këtë javë konfirmon largimin prej Arsenalit”

“Wenger këtë javë konfirmon largimin prej Arsenalit”

13 mars 2018 14:30

Arsene Wenger raportohet se këtë javë do t’i japë fund karrierës tek Arsenali.

Francezi ka edhe një vit në kontratën e vet me “Topçinjtë”, por e ardhmja e tij është në dyshim për shkak të rezultateve të fundit.

Arsenali është në vendin e gjashtë në Premier Ligë dhe Liga e Evropës është e vetmja shpresë për sukses. Londinezët kanë fituar në ndeshjen e parë ndaj Milanit dhe janë favoritë për të kaluar në çerekfinale.

Sipas ish-sulmuesit të Arsenalit, Charlie Nicholas, ulëset e zbrazëta të stadiumit do ta bindin Wengerin të dorëhiqet.

“Kam një ndjenjë që mund të vijë një njoftim nga trajneri të premten ose gjatë fundjavës si konfirmim se do të largohet gjatë verës, ndoshta duke u ngjitur më lartë, për të liruar tensionimet dhe për t’i mundësuar ekipit të luajë në Ligën e Evropës pa ndonjë stres. Ai e di se fansat nuk e urrejnë, janë vetëm të nervozuar me të, por është hera e parë që e kam dëgjuar teksa e përdorë fjalën urrejtje dhe mendoj se po e kupton që duhet të bëjë diçka që të qetësojë gjërat. Mendoj se ai kur të shikojë 25 mijë fansa në stadiumin që e krijoi do të vendosë se ka ardhur koha për ndryshim”, ka thënë Nicholas për SkySports.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme