Behrami shpreson në fitore kundër Sassuolos

Behrami shpreson në fitore kundër Sassuolos

13 mars 2018 12:48

Mesfushori i Udineses, Valon Behrami, e ka cilësuar të vështirë përballjen kundër Sassuolos.

Behrami shpreson që gabimet e bëra të dielën e shkuar, të cilën e humbën përballë Juventusit 2:0, të mos përsëriten ndaj Sassuolos të shtunën, në ndeshjen e javës së 29-të të Serie A italiane.

"E kishim përgatitur mirë ndeshjen kundër Juventusit, por e dinim se nuk do ta kishim të lehtë. Trajneri na tha që të mundohemi të mos pësojmë gol tjetër në 15 minutat e parë të pjesës së dytë, por nuk ndodhi ashtu. Bëmë gabime dhe na humbi përqendrimi. Të shtunën kemi një ndeshje shumë të rëndësishme dhe duhet që gabimet e bëra kundër Juventusit të mos i përsërisim kundër Sassuolos. Synimi ynë është të grumbullojmë sa më shumë pikë për ta pasur një vazhdimësi sa më të qetë", ka thënë Behrami për kanalin zyrtar të klubit Udinese të hënën.

Behrami në ndeshjen kundër Juventusit barti shiritin e kapitenit. Udinese zë vendin e 11-të me 33 pikë. Skuadra nuk rrezikon të bjerë nga elita, por as nuk është afër të kualifikohet për gara ndërkombëtare stinorin e ardhshëm.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme