Arsyeshmëria e rrallë e një zyrtari sportiv nga Serbia

Arsyeshmëria e rrallë e një zyrtari sportiv nga Serbia

13 mars 2018 13:31

Nenad Laloviq vazhdon të tregohet shumë më i arsyeshëm karshi sportit të Kosovës se zyrtarët e tjerë serbë të sportit.

Serbi Laloviq është president i Federatës Botërore të Mundjes (UWW), ndërsa më herët ka marrë lëvdata që ka “vendosur sportin para politikës” me rastin e pranimit të Kosovës në Federatën Botërore të Mundjes, shkruan Koha Ditore.

Laloviq i është kthyer çështjes së Kosovës derisa ka folur për sajtin e njohur "insidethegames" për vendimin e Iranit që garuesit e tij të mos përballen me garuesit e Izraelit.

Ai ka kërkuar që komuniteti sportiv të jetë i bashkuar për të bindur Iranin që të lejojë përballjet me sportistët nga Izraeli. Jo shumë kohë më parë një mundës i Iranit u suspendua për gjashtë muaj dhe trajneri i tij për dy vjet, pasi mundësi humbi qëllimisht një përballje për të shmangur një përballje të mëvonshme me garuesin nga Izraeli.

“Unë jam serb, por duhet po ashtu që të mbrojë interesat e sportistëve të Kosovës. Ne duhet të kuptojmë që sporti është tërësisht i pavarur nga politika. Raportet e këqija mes vendeve nuk duhet të kenë ndikim te sportistët”, ka thënë Laloviq të hënën në intervistën për sajtin "insidethegames"... (Më gjerësisht mund të lexoni në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme