Werder Bremen ka fituar ndaj Kolnit 3 me 1, me një prej golave të shënuar nga kosovari Milot Rashica.
Veljkoviq shënoi i pari për Werderin, para se Osako të barazonte gjithçka në fillim të pjesës së dytë.
Në minutën e 58-të, Rashica shënoi golin e parë për fanellën e klubit gjerman. Pas tij, në fund shënoi Maximilian Eggestein duke i siguruar tri pikë tejet të rëndësishme në luftën për mbijetesë.
Rashica u largua nga ndeshja nëntë minuta pasi shënoi golin.
Në tabelë, Werderi tani ka 30 pikë në vendin e 13-të dhe largohet nga pozitat e rrezikshme. Pozita e 16-të, që çon në barazh ka 25 pikë.
-
12 mars 2018 23:23
-
Shpërndaje në: