Sport

Frabregas: Do të bëj çmos që ta ndal Messin

Descriptive Text

Mesfushori i Chelseat, Cesc Fabregas, ka thënë se është i lumtur që do të marrë përgjegjësinë për të ndalur sulmuesin e Barcelonës, Lionel Messi.

Të mërkurën, dy gjigantët evropianë takohen në Camp Nou në ndeshjen e kthimit në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve, pas barazimit 1 me 1 në Stamford Bridge.

“Nëse jam me fat që të luaj, është e vërtetë që jemi në pozicione të afërta në fushë. Ndalimi i tij do të jetë i vështirë, por do të jap gjithçka që është e mundshme që ai të mos ndihet rehat dhe të mos luajë mirë”, ka thënë 30-vjeçari.

“E shoh si rival që dëshiron të fitojë dhe e dua të njëjtën gjë. Jemi në ekipe të ndryshme dhe secili lojtar dëshiron më të mirën për klubin e vet. Sigurisht, gjithmonë keni respekt për njëri-tjetrin”, ka shtuar spanjolli.