Belotti: Dua të qëndroj te Torino

Belotti: Dua të qëndroj te Torino

26 mars 2017 15:35

Sulmuesi italian, Andre Belotti ka konfirmuar dëshirën e tij që të vazhdojë të jetë pjesë e Torinos edhe për sezonin e ardhshëm përkundër interesimit të madh të gjigantëve evropian.

Belotti është duke kaluar në një formë të shkëlqyer me Torinon këtë sezon, ndërsa ka marr vëmendjen e Arsenalit, Chelseat, Juventusit, e Realit, transmeton Koha.net.

“Sigurisht se do të qëndroj, dua të jem pjesë e Torinos. Në fakt, do të qëndroj te Torino sezonin e ardhshëm. Fansat duhet ta dinë, se unë përfundimisht po qëndroj”, është shprehur 23 vjeçari për Tuttosport.

Në fitoren prej 2 me 0 të Italisë ndaj Shqipërisë, Belotti nuk arriti të gjejë rrugën e golit, që është ndeshja e tij e tretë me radhë pa gol, që është më së gjati për këtë sezon.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme