Sport

Veseli: I gatshëm të jap maksimumin për Shqipërinë

Mbrojtësi shqiptar Frederik Veseli në konferencë për media sot ka thënë se i është realizuar ëndrra kur ishte titullar ndaj Shqipërisë, ndërsa ka theksuar se është i gatshëm të jap maksimumin për fanellën kuqezi.

Ai është shprehur se është i gatshëm të luajë në çfarëdo pozicioni që e vendos trajneri.

“Unë kam bërë punën time, jam në dispozicion të trajnerit, në dispozicion të kombëtares, e vërtetova në ndeshjen ndaj Italisë. Nëse kam mundësi të luaj, për mua është një bonus i madh dhe shpresoj të vazhdoj të jap maksimumin tim për Shqipërinë. Me aktivizimin titullar ndaj Italisë unë realizova një ëndërr timen për të nisur një ndeshje që nga fillimi me kombin tim. E rëndësishme për mua është të luaj, nuk ka rëndësi se në çfarë pozicioni”, tha Veseli, raporton TCH.

Ndeshja e radhës, miqësorja përballë Bosnje-Hercegovinës, do të luhet ditën e martë, më 28 mars, në stadiumin "Elbasan Arena", në orën 20:45.