Sport

Serena fiton edhe meçin e dytë, siguron përballje me motrën

Descriptive Text

Serena Williams ka vazhduar rikthimin e saj në tenis me fitoren prej 2:0 në sete (7:6, 7:5) ndaj holandezes Kiki Bertens në turneun BNP Paribas Open në Indian Wells të SHBA-së, duke siguruar një përballje me motrën e saj Venusin në rrethin e tretë të këtij turneu.

Serena, që po kthehet në sport pas një pauze prej më tepër se një viti pasi është bërë nënë, shfrytëzoi forcën e saj për të mposhtur holandezen Bertens, bartësen e 29-të në turne.

“Unë po përmirësohem me çdo ndeshje. Por kam një rrugë të gjatë për të bërë, për të arritur formën më të mirë”, ka thënë Serena, fituesja e 23 Grand Slameve të tenisit në konkurrencë individuale, shkruan Reuters, transmeton “Koha Ditore”.

“Definitivisht jam ndjerë më mirë se në raundin e parë, por jam ende e 'ndryshkur'. Ende po bëj gabime që normalisht nuk i bëj. E quaj këtë si një provë, udhëtimi me foshnjën dhe gjithë kjo është e re për mua”.

Venus Williams ndërkohë ka mposhtur rumunen Sorana Cristea me shifrat 6:3, 6:4 për të siguruar kalimin në rrethin e tretë. Përballja e së hënës në rrethin e tretë mes motrave Williams do të jetë përballja më e hershme e tyre në ndonjë turne, që nga përballja e parë mes tyre në tenis profesionist, në rrethin e dytë të Grand Slamit “Australian Open” në vitin 1998... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)