Sport

Garcia ka tituj të botës në katër kategori

Descriptive Text

Mike Garcia ka dëshmuar se fuqinë e tij të madhe mund ta bartë edhe në kategorinë super të lehtë, ndërsa e ka rrëzuar rusin Sergey Lipinets për herë të parë në karrierë dhe ia ka rrëmbyer atij titullin IBF në kategorinë super të lehtë.

Amerikani Garcia triumfoi me vendim unanim pas 12 raundeve në San Antonio të shtunën mbrëma, shkruan “USA Today”, transmeton “Koha Ditore”.

Me suksesin në meçin e fundit, Garcia ka fituar tashmë tituj bote në katër kategori të ndryshme të boksit profesionist, duke e vendosur veten në rang me ikonat e boksit si Manny Pacquiao e Juan Manuel Marquez, boksierët e vetëm që kanë fituar tituj bote në kategorinë pendël, super-pendël, të lehtë dhe super të lehtë.

“Të fitoj titull bote edhe në kategorinë e katërt është nder, bënë që emri im të përmendet përkrah Manny Pacquiaos dhe Juan Manuel Marquezit. Unë jam falënderues për çdo gjë që më ka ndodhur tash për tash. Jam shumë i emocionuar. Me vëllanë tim Robertin dhe babanë tim, kemi një kapitull të vogël në boks tash që njerëzit do të mbajnë mend. Do të mbajnë mend emrat tanë, familjen Garcia, për shumë vite”, ka thënë Garcia.

Me fitore, Garcia 30-vjeçar ka përmirësuar bilancin në 38-0, ku 30 prej fitoreve i ka me ndërprerje. Lipinets ka pësuar humbjen e parë në karrierë pas 13 fitoreve rresht. Të tre anëtarët e jurisë i dhanë fitore bindëse Garcias, 116:111 dhe dy herë 117:110... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)