Sport

Interi “ndihmon” Juventusin duke ndalur Napolin

Derbi i kësaj jave në Serie A ndërmjet Interit dhe Napolit ka përfunduar pa fitues.

Asnjëra prej skuadrave nuk ka arritur të gjejë rrugën e golit përkundër rasteve të krijuara, transmeton koha.net.

Napoli më tepër e kërkoi fitoren por nuk ia arriti përkundër rasteve të shumta të krijuara.

Pas këtij barazimi Napoli mbetet prapa Juventusit për një pikë, dhe në vendin e dytë tani ka 70 pikë, kurse Inter në vendin e pestë ka 52 pikë.