Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Coutinhos i pëlqen të luajë përkrah Neymarit

Philippe Coutinho ka vlerësuar lartë kualitetin e bashkëkombësit të tij Neymar, ndërsa ka theksuar se i pëlqen të luajë me yllin e Barcelonës.

Mesfushori kreativ i Liverpoolit është një nga synimet kryesore të Barcelonës, dhe raportet në Spanjë raportojnë se klubi “Katalunas” ka filluar procesin për transferimin e tij, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Javë më parë Neymar kishte shprehur dëshirën e tij që të luajë me Coutinhon në Camp Nou, dhe beson se ai do të përshtatej shumë mirë me sistemin e lojës së Barcelonës.

“Shikoni, Neymar është një lojtar i madh, siç mund ta shohim të gjithë. Ai është njeriu që vendos shumë ndeshje, lojtar që është vendimtar në kombëtaren tonë. Kemi qenë së bashku që nga ekipet e të rinjve, dhe kam luajtur përkrah tij, ai shumë lehtë mund ta ndryshojë lojën. I japim topin atij dhe ai e kryen punën”, është shprehur Coutinho, raporton Goal.